Orari i Punës | Hëne - Premte | 12:00AM - 19:00PM
Shtune | 10:00AM - 14:00PM
Na therrisni tani: 00 386 (49) 616-030

Rreth aparateve te degjimit

Me dobesim te degjimit eshte nevoja e permiresimit dhe normalizimit te degjimit dhe kontaktit te personit me rrethin e tij. Personat me demtime te degjimit zakonisht terhiqen ne vete me kohe per shkak te invaliditetit dhe komunikimit jokualitativ me rrethin e tyre. Ne rast se me intervenime operative apo trajtim medikamentoz nuk ka permiresim te degjimit atehere eshte e indikuar bartja e aparatit te degjimit per permiresim dhe normalizim te degjuarit tek pacienti.

Aparatet e degjimit te gjenerates se re jane te gjithe te  digjitalizuar dhe me mikroprocesore jashtezakonisht me te efektshem se para 20 vitesh, prandaj stigmat dhe refuzimi ndaj tyre eshte i paarsyeshem, posaqerisht bindja se aparati i degjimit e demton edhe me teper degjimin ,apo jane te merzitshem etj.

Mirepo edhe aparatat nuk jane cudiberesit, por me percaktimin e duhur te aparatit dhe me nje aparat kualitativ te gjeneratave te reja, shumica jane tejet te kenaqur me performansat e tyre.

Aparatet  e degjimit te prodhuesit Siemens dhe Rexton jane aparate te kualitetit superior , te gjithe te gjenerates me te re – te digjitalizuar. Siemens, prodhuesi me i njohur dhe lider i aparateve te degjimit me eksperince mbi 100 vjeqare , nga 2001 eshte prezent ne Kosove nepermjet distribuimit dhe perfaqesimit nga AKUSTIKA.

Aparatet e degjimit ndahen ne 2 kategori thelbesore , ne aparatet e degjimit pas veshit  Behind the ear 

Aparatet e degjimit ne kanal te degjimit

Keto 2 grupe kane edhe nengrupe te tjera.

Aparati i degjimit intrakanalikular  complete in the chanel apo CIC  eshte aparat pothuajse i padukshem

   

ka perparesi estetike, vendoset ne kanal te degjimit, eshte me afer timpanit dhe me force me te ulet arihet amplifikimi me i madhe, i lehte per perdorim. Mirepo nuk eshte i parapare te bartet tek pacientet me kullim te veshit, pra veshi i mesem duhet te jete intakt pra pa timpan te shpuar – perforuar apo tek otitet kronike.

Aparatet e degjimit pas veshit ne 4-5 vite te fundit me nengrupet RIC ( receiver in the chanel ) jane “ boom ” ne vendet me standard te larte dhe te industrializuar, pra e perjetojne nje renesanse te vertete te aparateve pas veshit, perse ?

Te vegjel faktikisht gati te padukshem, ofrojne teknologji superiore me 2 apo 3 mikrofona me sisteme OMNI, directional apo automatik-adaptiv, Sy.Okluzive gati ne teresi e zhdukur, mundesi jashtezakonisht te mira te amplifikimit, Blue tooth etj.

   

Mirepo edhe keta nuk jane te parapare per veshet qe kullojne pra tek otiti kronik.

AKUSTIKA qe nga viti 2001 eshte distributor i autorizuar i aparateve te degjimit SIEMENS dhe REXTON, ofrojme te gjithe paleten e aparateve te degjimit te ketyre prodhuesve, servisimin dhe mirembajtjen e tyre. Ofrojme edhe laboratorin audioprotetik per Oliva akrilike dhe silikon per aparatet e degjimit.

Percaktimi i demtimit te degjimit si dhe i aparatit te degjimit behet nga ana e specialistit te semundjeve te veshit, hundes dhe fytit, prandaj me mirebesim dhe eksperience 10 vjeqare jemi te bin dur se do te ndaheni te kenaqur.

Per me teper rreth paletes se aparateve te degjimit te prodhuesit lider ne bote SIEMENS mund te kyqeni me linket me poshte dhe te informoheni ne web sajtin e pasur te prodhuesit Gjerman.

Mbani mend distribuimi dhe ofrimi i ketyre aparateve te degjimit qe 10 vite eshte prezent ne Kosove nepermes Q.D.T. AKUSTIKA