Orari i Punës | Hëne - Premte | 12:00AM - 19:00PM
Shtune | 10:00AM - 14:00PM
Na therrisni tani: 00 386 (49) 616-030

Marramendja
Pri 20

Marramendja

Marramendja ( Vertigo ) nenkupton halucinacionin e levizjes, rrotullimit,te objekteve pereth tij apo personit pereth objekteve, gjate pozicionit statik te personit.

Aparati periferik i drejtpeshimit ne shumicen e rasteve eshte fajtore i marramendjeve, prandaj duhet patjeter te evaluohet gjate atakut te marramendjes.

Kush e perben aparatin periferik te drejtpeshimit, ne vijim do te shpjegojme:

Aparati periferik i ekuilibrit (kanalet semicirculare dhe utriculusi,apo pjesa vestibulare e veshit te brendshem ) pjesa vestibulare e n .cranial te VIII-te dhe berthamat vestibulare, formojne te ashtuquajturin sistem vestibular apo statoakustik.

Vetem çrregullimet e sistemit vestibular shkaktojne te ashtuquajtur vertigo vertete te rende, ne kuptimin e halucinacionit dhe senzacionit te cilin pacienti e perjeton dhe te cilin e pershkruam me larte. I cili ne te shumten e rasteve eshte i percjellur me tuge, vjellje profuze dhe ushtime ne vesh.

Nga te gjitha simptomat qe i pershkruan pacienti, marramendja eshte nje prej me te shpeshtave dhe njekohesisht nje prej simptomave me konfuze.

Se pari gjate pershkrimit te anamnezes eshte me rendesi qe mjeku te mesoj sa me teper se si ka filluar dhe rrjedhur simptomatologjia e marramendjes.

Qe nga anamneza shpeshe orientimi eshte i sigurte se a kemi te bejme per nje patologji periferike (neuro-otologjike) apo qendrore, nenkuptohet nese anamneza eshte e detajuar dhe e thukte.

Pastaj vazhdohet me evaluimin e aparatit vestibular si ne vijim:

  • Evaluimi me syzat e Frenzelit
  • Probat pozicionale
  • Testi kalorik
  • Elektronistagmografia
  • Me evaluimin dhe diagnostikimin, mjekimi eshte i percaktuar ndaj problemit – semundjes dhe jo simptomit – marramendjes ( VERTIGO ). Pra pastaj marramendja mjekohet me medikamente specifike per semundjen ne fjale.

Comments are closed.